Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov thotë se Rusia do të bëjë gjithçka që të ndalojë pajisjen e Ukrainës me armë bërthamore.
Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Gjenevës ku mori pjesë virtualisht, Lavrov tha se është e papranueshme për Moskën që armët bërthamore amerikane të jenë të stacionuara në disa shtete të Europës.

Pas ndarjes nga Bashkimi Sovjetik, armët bërthamore të Ukrainës u transportuan në Rusi.
