Ministri i Jashtëm i Rusisë Seregei Lavrov tha se Moska nuk i shmanget një dialogu me SHBA dhe se është e gatshme të kërkojë kompromis me kusht reciprociteti.

“Moska nuk po i shmanget dialogut me Uashingtonin. Është e gatshme të kërkojë kompromise me kusht reciprociteti.Por nuk ka asnjë shenjë reciprociteti”, tha ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov i cituar nga Interfax. Kujtojmë se kjo deklaratë e Lavrov, vjen në një pikë kur negociatorët Rusi-Ukrainë kanë deklaruar se dialogu ka ngecur sa u takon cështjeve kryesore dhe ka dakordësi për ato më dytësore./Opinion.al