I ftuar në Lazio Style Channel, trajneri i Biancoceleste, Marco Baroni, foli për kanalin televiziv zyrtar të klubit pas barazimit 2-2 ndaj Interit.
“Performancë e shkëlqyer. Skuadra luajti me energji, një lojë mjaft e mirë. Ne ishim në lojë gjithë kohës.
Tani duhet të rikuperojmë dhe ta fitojmë ndeshjen e fundit me çdo kusht, do jetë e vështirë ndaj Lecces”- tha ai.