Me një foto zyrtare me fëmijët e tij, Ilir Meta ka bërë përshëndetjen e fundit si president i Republikës në Shqipërisë, në faqen e tij në Facebook.
Ai dorëzon sot detyrën te Bajram Begaj, ndërsa e quan nder dhe privilegj t’i shërbente këto pesë vite vendit. Duke iu drejtuar qytetarëve shqiptarë, Meta vijon më tej duke uruar më të mirën për kombin.
“Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë.
Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkruan Meta.