LeBron James është personazhi më i ri që i bashkohet botës virtuale të Fortnite. Duke filluar nga data 14 korrik, lojtarët do të kenë mundësinë të blejnë dy versione të ndryshme të yllit të basketbollit: një LeBron normal me veshje të ndryshme, dhe një tjetër të bazuar në rolin që ai do të ketë në filmin e ardhshëm Space Jam: A New Legacy.

2 skins të reja, bashkë me aksesorët e tyre do të jenë të aksesueshme si pjesë e një bundle, do të reklamojnë këpucët Nike LeBron 19. Një nga veshjet opsionale i përkushtohet veshjes klasike që atleti përdori para ndeshjes në vitin 2018.

Zërat për prezantimin e një skin në Fortnite të LeBron kanë ekzistuar që nga muaji maj, pasi disa nga planet e Epic u bënë publike gjatë betejës gjyqësore Epic vs Apple. Personat e famshëm në botë janë bërë gjithnjë e më shumë të rëndësishëm në universin e Fortnite. Kohët e fundit një vëmendje e veçantë iu kushtua kampionatit EURO 2020, me prezantimin e skins të Harry Kane dhe Marco Reus.

I njejti person që zbuloi për herë të parë skin-in e LeBron James, ka publikuar dhe një skin që i përket The Rock, i cili mund të vijë së shpejti në një bashkëpunim me Fortnite.

geek