Ledjana ka rrëfyer të fshehtat e saj me Mevlanin duke treguar takimet dhe bisedat që kanë bërë pa dijeninë e produksionit dhe të publikut.
Në Prime, mora vesh që Mevlani ishte i sëmurë dhe pasi mbaroi, shkova në spital dhe qëndruam 2-3 orë derisa mbaroi analizat. Një rast tjetër, kur kisha një reklamë për Durrës, bëmë rrugën bashkë dhe pasi mbarova reklamën, shkova ta takoj.
Nuk kam bërë asnjë bisedë me konkurrentët e tjerë. Por me Mevlanin flas në privat rregullisht”, tha Ledjana.
Pas këtij rrëfimi, Antonela ka shpërthyer në lot pasi Mevlani nuk pranoi që ajo ta shoqëronte për në spital në ditën kur shkoi të bënte analiza dhe pranë tij ishte Ledjana.
Antonela: Kur e kam thirrur në telefon Mevlanin kur ishte në spital, më tha mos hajde. Nuk dua shpjegim, paskam qenë injorante. Ashtu sic më tha Loco.
Mevlani: Këto janë njerëzit që nuk duan t’i kuptojnë gjërat.
Antonela: Më ke përdorur. Unë i shkruaj se më pëlqen.
Ledjana: Atëherë na ka përdorur të dyja ne i bie kështu.
Mevlani: Kur kam mbërritur në spital, më ke marr ti dhe pas 10 minutash më ka marrë Ledjana, tha po vi direkt. I thashë mos hajde se nuk lejohet, erdhi. Kur tha dhe Antonela, i thashë mos hajde se s’do bënim Për’puthen në spital. Nuk doja të shkaktoja zhurmë prandaj nuk i tregova. Nëse do të doja të ishte e fshehtë, do t’i thoja.
Top Channel