Por në vitin 2019-të gjithçka ndryshoi kur ata vendosën të ndanin rrugët me njëri-tjetrin për të mos punuar më bashkë. Pas kësaj në media u përfol se ata të dy i kishin dhënë fund miqësisë dhe kjo ishte arsyeja e ndërprerjes së punës. Nga ana tjetër Fatoni u shpreh asokohe se donte të bënte një pushime, por ata të dy nuk u panë më në shoqërinë e njëri-tjetrit e nuk postonin më foto në rrjete sociale. Këto fakte i shtuan akoma më shumë dyshimet për prishjen e raporteve të tyre.

Mirëpo duket se Ledri dhe Fatoni e kanë lënë pas të shkuarën dhe janë ribashkuar sërish, të paktën si miq. Së fundmi, në rrjete sociale po qarkullon një foto në të cilën Ledri dhe Fatoni shihen bashkë me një grup shoqëror në një lokal. Thuhet se ata janë parë bashkë në jug të Shqipërisë dhe për këtë arsye mendohet se kanë rregulluar raportet. Sot Ledri menaxhohet nga Enis Fetahu dhe nuk e dimë nëse Fatoni mund të marrë sërish rolin e menaxherit për të, por të paktën dy djemtë i janë rikthyer miqësisë së vjetër me njëri-tjetrin.

icon style