Real Madridi e ka mposhtur Barcelonën 3:2 në një ndeshje drithëruese në El Clasicon e Legjendave të martën mbrëma.
Goli i Ruben de la Red në pjesën e dytë e bëri dallimin për Real Madridin në një ndeshje argëtuese mes legjendave të klubeve rivale në Tel Aviv, raporton Gazeta Express.
Yjet si Ronaldinho, Rivaldo, Figo dhe Roberto Carlos bënë shfaqje spektakolare para 25 mijë tifozëve në stadiumin Bloomfield në Izrael.
Ronaldinho e kaloi Barçën në epërsi pas 28 minutave lojë, kur shënoi nga penalltia për ta mposhtur Antonio Nunezin.Reklamë
Megjithatë, Real Madridi u rikthye fuqishëm në pjesën e dytë dhe i shënoi dy gola brenda dy minutave për ta përmbysur rezultatin, falë golave nga Pedro Munitis dhe Alfonso Perez.
Megjithëse Jofre Mateu e barazoi rezultatin për Barçën në minutën e 60-të, legjendat e të bardhëve e kthyen epërsinë pas vetëm 10 minutave, kur De la Red i dribloi dy lojtarë të Barçës për ta mposhtur portierin me një goditje të pandalshme. /Gazeta Express/