Vrojtimet e së Premtes Ornitologjike të 20 Nëntorit 2020, u zbukuruan nga prania e një Lejleku të zi (𝘊𝘪𝘤𝘰𝘯𝘪𝘢 𝘯𝘪𝘨𝘳𝘢) juvenil në Kriporen e Vlorës. Mbështetur në informacionin e deritanishëm ky është dhe 𝗿𝗮𝗽𝗼𝗿𝘁𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗽𝗮𝗿𝗲 𝗶 𝗱𝗶𝗺𝗲𝗿𝗶𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲 𝗟𝗲𝗷𝗹𝗲𝗸𝘂 𝘁𝗲 𝘇𝗶 𝗻𝗲 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲𝗿𝗶.

Lejleku i zi u vrojtua duke u ushqyer nën shoqërinë e Çafkave. Si për të treguar karakteristikën e tij si një lloj mjaft diskret menjëherë u largua në një distancë më të sigurtë sapo shënoi prezencën e vrojtuesve tanë.

Rastet e dimërimit të Lejlekut të zi, edhe pse jo shumë të shpeshta, janë regjistruar gjithnjë e më shpesh në Europë sikurse në Gadishullin Iberik (Spanjë). Lejlekët e zinj mund të dimërojnë në grupe por edhe individë të vetmuar. Gjatë dimërimit ato shfrytëzojnë oraret e paradites ku edhe intensiteti i dritës dhe temperatuara është më e lartë.

Dieta kryesore përbëhet nga peshq të kapur zakonisht pranë rrymave ujore ku edhe ushqimi është më i bollshëm. Gjuetia zgjat rreth 6 orë dhe më pas metabolizmi i tyre ulet ndjeshëm për të përballuar natën e ftohtë. Tek të rriturit sasia e ushqimit gjithashtu reduktohet nga 500-750 g ushqim gjatë verës ne 530 g gjatë dimrit.

Një ndër arsyet kryesore të dimërimit të Lejlekut të Zi (𝘊𝘪𝘤𝘰𝘯𝘪𝘢 𝘯𝘪𝘨𝘳𝘢), ashtu sikurse dhe Lejleku (𝘊𝘪𝘤𝘰𝘯𝘪𝘢 𝘤𝘪𝘤𝘰𝘯𝘪𝘢), mund të jenë ndryshimet klimatike, me sezone dimri gjithnjë e më të butë çka u mundëson ushqim dhe temperature optimale për të kaluar dimrin në Europë.

Së fundi, një apel për autoritetet menaxhuese të Kripores së Vlorës është që të tregohen të kujdesshëm nëse e hasin këtë lloj pasi siç u përmend dhe më sipër është mjaft i ndrojtur dhe nuk e toleron prezencën e lartë të njeriut.