
Tre punonjës policie dhe tre punonjës të IMT-së janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre është caktuar edhe masa “detyrim paraqitje”, pasi akuzohen se kanë lejuar ndërtimet pa leje në zonën e Mallakastrës.
Konkretisht ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim i paligjshëm”. Njoftimi nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore:
AMP ekzekuton masat e sigurisë për 3 punonjës policie dhe 3 punonjës të IKMT
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier – Berat) ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrim për tu paraqitur në policinë Gjyqësore” ndaj 3 punonjësve të policisë dhe 3 punonjësve te IKMT, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.
➡️ Inspektor Y. K., me detyrë Ndihmës Specialist / SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier
➡️ Inspektor I. B., me detyrë Ndihmës Specialist/SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier
➡️ Inspektor D. K., me detyrë Ndihmës Specialist / SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier
➡️ Kryeinspektor A. X., me detyrë pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Terriorit, Bashkia Mallakastër
➡️ Inspektor SH. XH., me detyrë pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Terriorit, Bashkia Mallakastër
➡️ Inspektor K. Y., me detyrë pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Terriorit, Bashkia Mallakastër
Nga hetimet e thelluara të zhvilluara nga AMP me metoda speciale, rezultojnë dyshime të arsyeshme së këta punonjës policie në bashkëpunim me punonjësit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, kanë lejuar ndërtime të paligjshme në territorin e Bashkisë Mallakastër.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].
Për ankesa me Ëhatsapp 0694151511
