Agjencia e Mbikëqyrhes policore ka arrestuar 3 policë dhe 1 doganier, të pikës kufitare “Hani i Hotit” pasi në vitin 2023 lejuan kalimin e një kamioni me 442.084 kg lëndë narkotike e dyshuar “Canabis Sativa”.

Tre policët e janë identifikuar si Lekë Çekrezi, Fatjon Hamzi, Tonin Melaj, ndërsa doganieri Selami Ethemi.

AMP ekzekuton 4 urdhëra ndalimi për tre punonjës policie dhe një doganier.

Njoftimi: 

Në vijim të hetimeve disa mujore mbi procedimin penal të vitit 2023, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor dhe Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka ekzekutuar urdhërat e ndalimit për tre punonjës policie dhe një doganier, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

L. Ç., punonjës policie në Pikën Kufitare “Hani i Hotit”.

F. H., punonjës policie në Pikën Kufitare “Hani i Hotit”.

. M., punonjës policie në Pikën Kufitare “Hani i Hotit”.

S. E., me detyrë Doganier në Pikën Kufitare “Hani i Hotit”.