Disa ditë më parë, një grua 64-vjeçare ka rënë pre e dhunës dhe grabitjes në Pirg të Maliqit. Një person i maskuar, ende i paidentifikuar ka hyrë në shtëpinë e Luljeta Hoxhës dhe i ka grabitur 10 mijë euro, të cilat pretendon se i ka mbledhur nga shitja e tokave pasi fëmijë.
Grabitja ndodhi në 29 dhjetor dhe prej asaj dite 64 vjeçarja qëndron e shtruar në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Korçës. Policia ende nuk ka identifikuar autorin e ngjarjes. E moshuara ka rrëfyer për mediat sesi autori i grabitjes e dhunoi derisa i ra të fikët.
“Deri në orën 10 pa 20 isha zgjuar, rashe të flija dhe ikën dritat. U hap porta, unë isha shtrirë, erdhi një trup i gjatë dhe m’u hodh sipër. Leket me tha se të vrava. I thosha se nuk kam lek, vetëm pensionin. Leket me tha përsëri se të vrava. Me lidhi duart dhe gojën me një leckë dhe litar, dhe me godiste. Me mori zvarrë nga dhoma tjetër, e më kërkonte përsëri lek.
Nxori thikën. Me godiste me shkelma. Lekët i kisha kursime sepse kisha shitur tokat. Mendoja të kisha lekët për t’u pleqëruar e varrosur. 10 mijë euro mi mori. Në divan i kisha fshehur, aty ku flija. I gjeti vet. Policia erdhi pasi u përmenda. Kam dhimbje të mëdha.
Shkova në komshinjtë, kërkova ndihmë. Isha e goditur dhe me enjtje. Lajmëroi policinë komshia, në pyetën dhe u tregova. Më mori policia me solli pa ndjenja në spital.
Nuk kam dyshime kush mund të jetë, nuk e di.”, ka thënë e moshuara. /abcnews.al