Lëkundje tërmeti janë ndjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm në ishullin e Kretës, në Greqi.
Mediet fqinje raportojnë se lëkundja ka qenë me madhësi 4.1 të shkallës rihter dhe është regjistruar në orën 03:35 me orën greke.
Tërmeti është regjistruar në një zonë deti, në veriperëndim të Heraklion, sipas Institutit Gjeodinamik. Lëkundja ka qenë me një thellësi fokale prej 65.2 kilometra.

(BalkanWeb)
