Barcelona po luan në “Camp Nou” përballë Elches dhe pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht dominimit të ekipit vendas. Djemtë e Roland Koeman e kanë nisur shumë mirë fraksionin e dytë dhe kanë gjetur golin në minutën e 48-të.

Autori është Leo Messi, i cili dhuroi magjinë e radhës. “Pleshti” nisi një inkursion, dribloi disa lojtarë kundërshtare, kombinoi bukur me Braithwaite dhe nuk e pati të vështirë të mposhtë portierin e skuadrës kundërshtare.

Abc