Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në Facebook ka bërë me dije se në Shqipëri kanë mbërritur 30,000 doza të vaksinës AstraZeneca.
Vaksinat janë dhuratë nga Letonia. Në total numri i vaksinave të mbërritura në vendin tonë ka shkuar në 1,929,172 doza.
“30,000 doza të vaksinës AstraZeneca i shtohen sasisë së vaksinave anticovid të disponueshme në vend, falë mbështetjes dhe bujarisë së Letonisë. 1,929,172 kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, teksa janë kryer mbi 1,4 milion vaksina anticovid,” shkruan ministrja.
Muaji shtator do të jetë muaj i hapur për vaksinimet +18 në të gjithë vendin.
ora news