Arrestohet i riu që shkaktoi aksidentin e rëndë mbrëmjen e djeshme në autostradën Vlorë-Fier.
Abc mëson se duke drejtuar makinën “Mercedez Benz”, 27 vjeçari ka kryer një manovër të gabuar dhe ka ecur indietro në autostradë duke bërë që të përplaset me mjetin pas tij tip “Seat Ibiza”. Nga kjo përplasje kanë mbetur e lënduar një vajzë e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin N.A.,27 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, pasi në autostradën Vlorë-Fier,duke drejtuar automjetin e markës “Mercedez Benz”, është përfshirë në një aksident me automjetin e markës “Seat Ibiza” ku si pasojë kanë mbetur të dëmtuar lehtë, pasagjerët në automjete“, thotë policia.