Ish kryetari i Bindja Demokratike Astrit Patozi,teksa ka folur për lëvizjen e dhjetorit mbrëmjen e sotme në “Top Story”, është shprehur se ajo lëvizje ishte gjëja e duhur, por fatkeqësisht nuk solli demokracinë
Sipas tij nuk është vetëm gjysma e kalbur e mollës autokrate, por e gjithë molla dhe rruga e ndjekur prej 32 vitesh ka treguar se kjo nuk është rruga e duhur drejt demokracisë.
A solli lëvizja e dhjetorit atë që pritej apo jo?
Astrit Patozi: Në kohën kur ndodhi padiskutim që bëri gjënë e duhur. Ne nuk duhet të kemi asnjë lloj dileme që lëvizja e dhjetorit ishte lëvizja e duhur për Shqipërinë e asaj kohe. Po të kthehemi sot, kemi arritur objektivat apo a jemi në Shqipërinë që duhet të kishim, kërkon një përgjigje më të zgjeruar. Atëherë shpëtuam nga diktatura në kërkim të demokracisë por sot nuk jemi në demokraci, jemi në autokraci. Autokracia sigurisht që është më e mirë se diktatura, por fjala jote e vullneti yt nuk ka rëndësi. Kemi bërë 32 vite për këtë hap por për fat të keq nuk kemi rënë papritur në këtë situatë, kemi rënë me dashje,. Ajo që më dhemb më shumë nuk është fakti që ne jemi në këtë gjendje sot. Do të ishte gjysma e së keqes vetëm nëse pjesa e kalbur e mollës do të ishte autokrate ndërsa pjesa e shëndoshë do të ishte demokratike. Problemi është se të dy pjesët e mollës janë të kalbura. Gjitha zhvillimi i 30 viteve ka treguar se nuk është kjo rruga.