Në prag të datës së përcaktuar për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD nga ana e ish kryeministrit Sali Berisha, lëvizjet në selinë blu kanë qenë të shumta.

Së fundmi në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha ka mbërritur zëvendës ambasadori amerikan Demian Smith. Nuk dihet tema e tyre e diskutimit por ka të bëjë me zhvillimet e fundi politike brenda PD.