Finalizohet nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, operacioni policor i koduar “Strike 18”.
Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia pasi lëvizte i armatosur. Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë iu gjet sërish armë. Nga ky operacion u sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta, 2 krehra, 1 automjet dhe 1 celular.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
