Një 31-vjeçar nga Gjirokastra, i cili lëvizte i armatosur është arrestuar në kryeqytet.
I riu u ndalua në rrugën “Bajram Curri” dhe pas kontrollit në automjetin tip “Audi” iu gjet një pistoletë me krëhër e municion luftarak.
Autoritetet sekuestruan armën në cilësinë e provës materiale se bashku me automjetin dhe një aparat celular. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e veprimtarisë së të riut./ abcnews.al
