Një 51 vjeçar me inicialet A.F është vënë në prangat e policisë ditën e sotme në Durrës.

Sipas njoftimit të policisë, ky shtetas u kap në flagrancë teksa po lëvizte në këmbë duke transportuar dy çanta me kanabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme ndaj veprës penale

Njoftimi i plotë:

Durrës.

Finalizohet operacioni policor i koduar “MBIKALIMI”.

-Goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.
-Sekuestrohen dy çanta me pako me lëndë narkotike, të llojit Cannabis Sativa.
-Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, Shërbimet e Komisariatit të Policisë, Shijak, në bashkëpunim me Seksionin per Hetimin e Trafiqeve dhe të Narkotikëve, finalizuan operacionin policor të koduar “MBIKALIMI”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit A. F., 51 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë.

Ky shtetas u kap në flagrancë, në rrugën dytësore të fshatit Sukth në drejtim të Shijakut, i cili lëvizte në këmbë duke transportuar dy çanta, brenda të cilave kishte pako me lëndë narkotike, të llojit Cannabis Sativa me peshë totale 10 kilogramë dhe një peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme ndaj veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.