Policia e Durrësit ka arrestuar një 30 vjeçar të cilit iu gjetën në makinë 4 doza me lëndë narkotike kokainë. R.V po lëvizte në Maminas me makinën e tij “Peugeot” dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga policia ju gjet lënda narkotike.

“Specialistët për Hetimin e Narkotike arrestuan në flagrancë shtetasin R. V., 30 vjeç, banues në Maminas, Durrës. Ky shtetas po drejtonte mjetin tip “Peugeot” dhe nga kontrolli i ushtruar në mjet iu gjetën 4 doza me lëndë narkotike kokainë.
Policia sekuestroi dozat e lëndës narkotike, mjeti tip “Peugeot”, 3 aparate celularë dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Oranews