Një 60-vjeçar është gjetur i shtrirë në rrugë në fshatin Balldre të Lezhës.

Policia njofton se janë 60-vjeçari kishte dëmtime në kokë, ndërsa dyshohet se ai është rrëzuar aksidentalisht ndërkohë që kulloste bagëtitë.

Lezhë/Informacion parapra

Rreth orës 12:00, në fshatin Balldre, banorët e zonës kanë konstatuar të shtrirë në rrugë, shtetasin S. S., rreth 60 vjeç, me dëmtime në kokë.about:blank

Nga veprimet e para të Policisë, në vendin ku u gjet ky shtetas, dyshohet se ai është rrëzuar aksidentalisht ndërkohë që kulloste bagëtitë.


Shtetasi S. S. është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.