“Mendoj se jam më shumë i zhgënjyer nga vetja ime që vazhdoj të lëndoj njerëzit. Kjo më mërzit. Nuk kam qenë i mirë me lidhjet. Nuk jam shumë i mirë me to, kështu që duhet të punoj me veten time, para se dikush të lidhet me mua.
Në lidhjen e fundit nuk po jepja versionin më të mirë të timin më, nuk po e vlerësoja. Me sinqeritet mund të them se ndihem më mirë jashtë kësaj marrëdhënie. Nuk ndihesha mirë me atë që bëra, por duhej të ndodhte. Duhet ta them se ishte më e mira për të dy ne”, u shpreh Liam.
Së fundmi, dyshja, Liam Payne dhe ish e fejuara e tij, Henry, janë kapur mat bashkë teksa u fotografuan në një takim në Buckinghamshire.
Në fotografitë e siguruara nga “MailOnline”, këngëtari u pa duke kaluar kohë me ish të dashurën e tij.
Burimet të sigurta që ndodheshin pranë tyre në ato momente u shprehën për mediat e huaja thanë se ato dukeshin mjaft të afërt dhe kështu ndezën shpresat për një rikthim mes tyre.
Kujtojmë se para pak kohësh, ai i ka habitur të gjithë me disa deklarata të njëpasnjëshme në rrjete sociale. Ai ka bërë në Instagram disa postime, në të cilat u shpreh se nuk duhet kurrë ta lejojmë një person që e duam të largohet nga jeta jonë.
“Mos e lërë dikë të ikë nëse e do vërtetë, edhe nëse duhet të mësosh t’i duash përmes gabimeve të tua. Lëre instiktin të të tregojë se ke nevojë për ta dhe t’i mbash afër. Jemi gjithmonë duke humbur kohë, nuk po fitojmë”, shkruan Liam.
Më pas në një tjetër postim ai shkroi se është i zgjuar dhe më vonë etiketoi ish-të fejuarën. Por këtë të fundit e fshiu menjëherë dhe e pasoi me një tjetër deklaratë akoma më të fortë.
“Të dua, jemi të qetë”, shkroi këngëtari.
icon style