Albin Kurti menjëherë pas takimit me kancelarin gjermane Angela Merkel ka folur me nota optimiste për liberalizimin e vizave të Kosovës me Bashkimin Europian.
Kryeministri i Kosovës tha se vendi i tij ka plotësuar dyfishin e kushteve që kishte Shqipëria por përsëri Bashkimi Europian vazhdon ta mbajë “peng” lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë.
“Merkel më konfirmoi se liberalizimi i vizave është shumë e rëndësishme që do të ndodhë së më shpejt. Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret, kemi plotësuar 95 kritere per liberalizimin e vizave. Ne kemi plotësuar dyfishin e kritereve që kishte Shqipëria, Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi dhe sërish BE nuk bie dakord për të liberalizuar vizat. Franca dhe Holanda janë dy vendet që janë skeptike”, tha Kurti.