Kushi: Përfitojnë 280 mijë nxënës
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi dhe kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja kanë dorëzuar në mënyrë simbolike librat shkollorë tek tre fëmijët e një familjeje në Elbasan.
Ministrja Kushi u shpreh se këtë vit nisma “Librat Falas” u zgjerua edhe me klasat 8 dhe 9, duke i pajisur kështu me tekste shkollore të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare. Së bashku edhe me 16 kategoritë në nevojë nga klasat 10-12, numri i nxënësve përfitues në total është 280 mijë.
Ministrja ka bërë të ditur se duke filluar që nga data 1 shtator, tekstet shkollore do të shpërndahen për të gjithë nxënësit në të gjitha shkollat e vendit.
Ndërkohë, ministrja Kushi gjatë vizitës nuk ka lënë pa përmendur rëndësinë e vaksinimit për mbarëvajtjen e procesit mësimor. Nesër më datë 1 Shtator dyert e shkollave do të hapen për të mirëpritur të gjithë nxënësit që kanë dëshirë të ndjekin orë plotësuese në shkolla.