Nuk kanë fund aksidentet automobilistike në aksin Librazhd-Pogradec.

Pas një sërë aksidentesh të ndodhura ditët e fundit ku dyshohet se janë shkaktuar nga hedhja e vajit në rrugë nga serviset e zonës, një tjetër rast që për pak mund të merrte jetë njerëzish ka ndodhur vetëm pak minuta më parë.

Një furgon që transportonte pasagjerë, ka dalë nga rruga në Librazhd dhe për pak ka rënë nga ura.

Nga pamjet e dërguara nga qytetarët shikohet se furgoni është përplasur me një pirg dheu i cili ndoshta ka shërbyer për ta ndaluar të përfundonte poshtë urës.

Deri tani nuk raportohen të lënduar.