Librazhd/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Goditet një tjetër rast i kësaj veprimtarie, si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.
Sekuestrohen 2 armë zjarri, krehër dhe municion luftarak.
Vijon puna për kapjen e 51-vjeçarit që i mbante ato në banesë.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie.
Për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi A. D., 51 vjeç, banues në fshatin Dranovicë, njësia administrative Lunik, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia ka gjetur 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri tip “Belçik”, krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për kapjen e 51-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.