Librazhd/Vijon operacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe të atyre që posedojnë armë zjarri, pa leje.

Në kuadër të këtij operacioni, vihet në pranga një shtetas që ishte shpallur në kërkim pasi në banesën e tij, në fshatin Dranovicë, Policia gjeti 2 armë zjarri, krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, kanë vënë në pranga shtetasin A. D., 51 vjeç, banues në fshatin Dranovicë, Librazhd.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi më datë 01.11.2023, gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri tip “Belçik”, krehër dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

denonconë112📞 ✅