Lideri i Çeçenisë Ramzan Kadirov tha se 12 mijë forca të vendit të tij janë gati të marrin pjesë në luftën në Ukrainën në krahun rus. Në fjalimin e tij, Kadirov i kërkoi presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski t’i kërkojë falje aleatit të tij rus Vladimir Putin.
ÇEÇENI – Lideri i Çeçenisë Ramzan Kadirov tha se 12 mijë forca të vendit të tij janë gati të marrin pjesë në luftën në Ukrainën në krahun rus. Në fjalimin e tij, Kadirov i kërkoi presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski t’i kërkojë falje aleatit të tij rus Vladimir Putin. Madje, ai e konsideron Putinin “Lider Suprem”.“Dua të këshilloj presidentin e Ukrainës që t’i kërkojë fale Liderit Suprem Putin që t’i kërkojë falje dhe të sigurojë Ukrianën”, tha lideri çeçen pro-rus Kadirov.
Ndër të tjera, ai shtoi se nëse Zelenski pranon kushtet e Putin do të jetë diçka e mirë për të. Gjithashtu, Kadirov i kërkoi Putinit që të falë kreun e shtetit ukrainas.