Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, ka bërë me dije se Rusia do të sulmojë jo vetëm Mariupolin, por edhe Kievin bashkë me qytetet e tjera.
Në një video të postuar në Telegram orët e para të ditës së hënë, Kadyrov tha se ai do të çlirojë plotësisht rajonet e Luhanskut dhe Donetskut e “më pas do të marrë Kievin bashkë me gjithë qytetet e tjera”.
Ju siguroj, nuk do të bëjmë asnjë hap pas”, tha Kadyrov.
Ndërkohë, zyrtarët rusë kanë thënë se fokusi i tyre aktualisht është “çlirimi i plotë” i Donbasit, duke iu referuar Luhanskut dhe Donetskut”.