Home AKTUALITET SHËNDET Lidhja e Fortë Mes Diabetit Dhe Shëndetit Të Zemrës – Çfarë Duhet...

Lidhja e Fortë Mes Diabetit Dhe Shëndetit Të Zemrës – Çfarë Duhet Të Keni Kujdes

14

Në Shqipëri mbulimi i vaksinës së fruthit është në masën 88% në vend të 95% që duhet të jetë në rang vendi siç shprehen ekspertët. Foto:Flickr

Njerëzit që janë diagnostikuar me nivel të lartë të sheqerit në gjak ose diabet të tipit dy, duhet të tregohen jashtëzakonisht të kujdesshëm me shëndetin e zemrës.

Sipas studimeve të fundit, diabetikët janë ndjeshëm më të rrezikuar nga një atak në zemër.

Meshkujt e prekur nga diabeti janë dy herë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës se ata që nuk janë me diabet.

Nga ana tjetër, gratë e prekura nga diabeti janë tre ose katër herë më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës.

Ekspertët e kanë pranuar tashmë lidhjen e fortë që ekziston mes diabetit dhe shëndetit të zemrës.

Lidhja E Ngushtë Mes Shëndetit Të Zemrës Dhe Diabetit

Studimet e fundit kanë arritur të identifikojnë një lidhje biologjike që aktivizohet kur nivelet e sheqerit në gjak janë më të larta se zakonisht.

Një gjë e tillë shkakton rrahje të çrregullta të zemrës.

Ky problem njihet si aritmi kardiake e cila më pas çon drejt kolapsit të zemrës.

Studimi thotë se identifikimi i kësaj lidhjeje shërben për krijimin e kurave të reja për sëmundjet e zemrës të nxitura nga diabeti.

Rekomandohet që të sëmurët me diabet të bëjnë kontrolle të shpeshta të zemrës.

Kujdes Me Kolesterolin Dhe Tensionin

Ekspertët thonë se diabetikët duhet të tregohen të kujdesshëm jo vetëm me tensionin e gjakut por edhe me kolesterolin.

Këto dy probleme shënjojnë të ashtuquajturën sindroma metabolike e cila përmban një sërë veçorish të lidhura ngushtë me diabetin e tipit 2.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, tensioni i lartë është një simptomë ndaj të cilës diabetikët duhet të tregojnë kujdes.

Megjithatë, të gjitha problemet e lartpërmendura janë kontribues të fortë në rrezikun e një ataku në zemër.

Zbulimi i kësaj lidhje të ngushtë duhet të shërbejë si një alarm për diabetikët.

Këta të fundit duhet të kujdesen për shëndetin e zemrës së tyre, nëpërmjet një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Burimi: U.S. National Library of Medicine