Prej disa kohësh, ata kanë jetuar së bashku dhe vazhdimisht në postimet e saj në Instagram Hueyda ka treguar se është tepër e lumtur me jetën e saj të re.
Vogëlushi i saj, Gabrieli, shkon shumë mirë me partnerin e të ëmës dhe siç Hueyda ka treguar edhe më herët, pa e mësuar askush, ai ka nisur t’i thërrasë ‘baba’.
Gjithçka ka shkuar për bukuri në jetën e tyre, ndaj pavarësisht këti viti plot sfida, Hueyda dhe Thierry vendosën të kurorëzohen me martesë.
Dita e dasmës ishte një ndër ditët më të bukura në jetën e tyre, por akoma më e bukur është dita e sotme.
Thierry i ka dhënë jo vetëm Hueydës mbiemrin e tij nga martesa, por gjithashtu ka birësuar Gabrielin duke i dhënë po të njëjtin mbiemër. Tashmë, ata janë ligjërisht një familje.
“Babe e bir… Duart me te bukura ne bote per mua.
Miqte e mi, sot kam zemren plot dashuri e krenari. Ashtu si dhe secili prej jush dhe une kam shume arsye qe të mburrem. Arrdhja e Gabrielit ne jeten time dhe me pas ajo e Thierryt ne jeten tone ishin ishin nder gjerat me te bukura qe kisha perjetuar deri me 2017. Por 2021-shin pavaresisht gjithe problemeve qe ka sjelle pandemia do te mbetet viti me i bukur per familjen tone.Tashme jemi ligjerisht te tre nje familje e vertete, se të tre kemi mbiemrin Grosjean, une nga martesa dhe Gabrieli nga biresimi. Me ne fund kam familjen qe kam enderruar. Thierry me shaka thote qe na ka zgjedhur Gabrielin dhe mua ne katallog, por Gabrieli dhe une themi te njejten gje per te, ndaj falenderojme Zotin qe beri qe Thierry te “hapte” faqen ku ishte fotografia jone e nuk u tremb teksa pa qe po lotonim. Perfundimisht jeta ka me shume imagjinate se ne dhe eshte e bukur, shume e bukur madje”- ka shkruar balerina krahas postimit në Instagram.
icon style