Në Komisionin e Edukimit në një seancë dëgjimore është janë diskutuar dy nga ndryshimet kryesore që pritet të bëjë Ministria e Sportit që lidhen me krijimin e KAS-it shqiptarë një iniciativë e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe dhënien e mundësinë së këtij komitetit për të zhvilluar sportin pas orarit të mësimit në shkolla, dy amendime që kanë krijuar debate të mëdha me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Federatën e Sportit Universitar dhe Shkollor.

Fidel Ylli presidenti i KOKSH theksoi se “Ligji është shumë i mirë, kemi futur në këtë ligj vetëm dy gjëra financimin e KAS-it dhe godinën, ndërkohë që togfjalëshi drejton autorizon mbikëqyr dhe kontrollon nuk duhet të jetë”.

Sa i përket organizimit të aktiviteteve sportive nga KOKSH pas orarit të mësimit Ylli theksoi se është një marrëveshje e firmosur nga të dyja federatat përgjegjëse.

Kur është miratuar projekti i ekipeve sportive në shkolla në 2022 janë firmosur nga të dy presidentët e këtyre federative”, u shpreh më tej Ylli.

Dy ndryshime që kryetarja e komisionit Ina Zhupa kritikoi ndryshimet duke I konsideruara të njëanshme.

Për aq kohë sa ndryshimet favorizojnë sportistët ne jemi dakord, por kur favorizojnë persona të caktuara për të përfituar më tepër pushtet para dhe ndikim ne jemi kundër. Ministria nuk mund të bënte një ligj që favorizon komitetin olimpik”, shprehet Ina Zhupa, kryetare komisionit të Edukimit.

Ndërkaq Federata Shqiptare e futbollit e përfaqësuar nga drejtori Aldi Topçiu ngriti edhe një herë shqetësimin shtimit të ndikimit të shtetit në organizatat sportive

Ky projektligj është një përpjekje e shtetëzimit të organizatave sportive”, shprehet Aldi Topçi.

Ndërsa avokati Endi Icka, anëtar komitetit i FSHF theksoi dyshimet e pavarësisë së në mënyrën e funksionimit të KAS-it shqiptarë.

E kam thënë që prej 13 vitesh që kjo nuk do të funksionojë, nëse një njeri bën të njëjtën gjë dhe pret rezultat të ndryshëm nuk mund ta zgjidhi problemin. Nëse qeveria paguan gjyqtarët ata i shërbejnë qeverisë”, shprehet Envi Icka, avokat.

Ndërsa Anila Basha, anëtare e komitetit ekzekutiv të FSHF përmbylli me faktin se gjithçka po gatuhet në fshehtësi.

Që ka një urgjencë kjo nuk ka nevojë ta mendosh shumë se duket, kam kontaktuar disa dhjetëra koleg gazetarë dhe asnjëri nuk e dinte se cfarë po bëhet në këtë komision”, shprehet Anila Basha, anëtare komitetit ekzekutiv FSHF.