Gjykata Kushtetuese ka nisur shqyrtimin e ankimimit të opozitës për ligjin për Komisionet Hetimore.

Gazetarja Erneta Shevroja tha për ABC News se opozita ka paraqitur argumentet kundër ligjit për Komisionet Hetimore, ndërsa mbetet për t’u parë nëse nga ana e Gjykatës Kushtetuese do të ketë një vendim për ta pezulluar apo jo.

Opozita lidhur me këtë Komision ka dy kërkesa e para ka të bëjë më shfuqizimin e ligjit të ri dhe tjera pezullimin e ligjit, pasi e cilëson antikushtetues ligjin me argumentin se kufizon të drejtën e saj të kontrollit të ekzekutivit.

“Opozita ka paraqitur argumentet kundër ligjit për Komisionet Hetimore. Pritet të shikohet nëse nga ana e Gjykatës Kushtetuese do të ketë një vendim për ta pezulluar apo jo. Në rast se Gjykata Kushtetuese do ta pezullojë ligjin atëherë do të reflektohet tek Komisionet hetimore, pasi nga dita e nesërme Komisioni Hetimor për sistemin TIMS do të funksionojnë me anë të ligjit të vjetër. Pika e dytë është ajo e mbledhjes së provave që do të vendosen në funksion të hetimit”, tha gazetarja Erneta Shevroja.

/abcnews.al/