Protestuesi i Partisë Demokratike, Sokol Bushkolaj nga Kruja është lënë në burg.

Mësohet se ai theu masën e sigurisë arrest në shtëpi të caktuar më herët nga gjykata e Tiranës, ku akuzohej për dhunë në protesta të mëparshme, dhe të hënën doli sërish në tubim e hodhi molotovë ndaj forcave të rendit e godinave shtëtërore.

Të hënën ai ndodhej i maskuar me bluzë në kokë dhe ishte një nga protestuesit që hidhte motolotovë e sende të forta tek policsët, dhe jo vetëm. Po këtë taktikë, 49 vjeçari nga Kruja kishte kryer edhe në protestat e mëparshme para Bashkisë së Tiranës, ku hidhte molotovë tek forcat e rendit e gazetarët e medias.

Bushkolaj akuzohet për tre vepra penale, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”./abcnews.al