Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur emergjencë globale shëndetësore për përhapjen e lisë së majmunëve.
Ky është alarmi më i lartë që mund të lëshojë OBSH dhe pason një rritje të rasteve në mbarë botën.
Ky alarm erdhi në fund të takimit të dytë të komitetit të urgjencës të OBSH-së për virusin, ku shpresohet të mos marrë përmasat e pandemisë së Covid19.
Më shumë se 16,000 raste janë raportuar tani nga 75 vende, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Aktualisht ekzistojnë vetëm dy emergjenca të tjera të tilla shëndetësore – pandemia e koronavirusit dhe përpjekjet e vazhdueshme për të zhdukur poliomielitin.
Top Channel