Lionel Messi mes dy zjarreve por në fund vendos duke zhgënjyer një pjesë të madhe të tifozëve të Barcelonës. Në një postim të publikuar në Instagram nga Lautaro Martinez, argjentinasi shkruan: “Zemër, personalitet, përulësi. Forca Inter!”.

Mes shumë komenteve dhe pëlqeimeve, tifozët blaugrana kanë vënë re edhe një “like” nga ana e Lionel Messit që mbështet në këtë rast shokun në Kombëtaren e Argjentinës, por lë disi të zhgënjyer mbështetësit katalanas, klubi ku ai ka bërë historinë dhe mund të rikthehet në fund të këtij sezoni.

Lionel Messi “tradhëton” tifozët e Barcelonës me
https://802fd97df9b626a3030a115c2f1d27f1.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Martinez shënoi golin e dytë në Barcelonë duke i dhënë një ndihmë të madhe Interit për të dalë i pamposhtur nga Katalonja ndërsa zhvilloi nje ndeshje shumë pozitive për 96 minuta. Në Kombëtaren e Argjentinës ai është një nga titullarët e trajnerit Scaloni.