Nga Arbër Hitaj.
Për lirinë e medias dhe kohën aktuale ka shumë debate, për dashurinë dhe urrejtjen ndaj politikës. Një gjë dihet me siguri politika gjithmonë synon ta përdorë, dhe vice-versa, mediat ose me saktë pronarët e tyre, kërkojnë ta përdorin.Në çdo studim ndërkombëtar apo raport mbi median, gjithnjë po del më shumë në pah raporti shumë i ngushtë që ka politika me të. Madje që në gjenezë mediat e para ishin ato që shpallnin njoftime të despotëve të kohës për tu afruar me periudhën e ilumizmit, e më pas ku media si qëllim pati një mision të vërtetë, ti shërbejë publikut dhe jo pushtetit. Shqipëria pas viteve 1990 i ka njohur të gjitha llojet e mediave, nga ato partiake e deri te ato të pavarura, por asnjëherë 100%. Nga gjobëvënësit me licencë kombëtare, ku me kujtohet se si shkarkonin drejtori në poste publike, për të emëruar familjarë, e shumë të tjera.
Ish presidenti Çekisë pas rënies së komunizmit antikomunisti Vaclav Havel, një nga zërat më të fortë në mbrojtje të lirisë së shtypit, në ditën botërore të medias në vitin 2002, bëri një parashikim sa ogurzi dhe të vërtet, duke thënë: në të ardhmen nuk do të ketë më presion apo censurë direkte politike ndaj medias, por do të ketë çështje më komplekse që lidhen me aspekte ekonomike, që mund të ndikojnë lirinë e gazetarëve. Pikërisht në këtë etapë jetojmë, pa harruar edhe sfidën e madhe që sjell inteligjenca artificiale, që gazetarët rrezikojnë të kthehen në robo-gazetar, duke punuar më shumë para dhe me kompjuterët.
Për lirinë e medias dhe kohën aktuale ka shumë debate, për dashurinë dhe urrejtjen ndaj politikës. Një gjë dihet me siguri politika gjithmonë synon ta përdorë, dhe vice-versa, mediat ose me saktë pronarët e tyre, kërkojnë ta përdorin. Nga manjati Australian i mediave Rupert Murdoch, e me rradhë, asnjë nuk i ka shpëtuar këtij tundimi, por gjithmonë duke mos abuzuar me këtë liri në ekstreme, në kurriz të publikut apo vetë punonjësve e gazetarëve.
E bëra këtë panoramë të shkurtër ndërkombëtare për të kaluar në rrafshin tonë lokal. Këtu tek ne, janë pronarë mediash që ende nuk paguajnë sigurimet për gazetarët, ka nga ata që paguajnë gjysëm në banka, gjysmat në të dorë. Ndërsa kalërojnë kuaj qindja mijëra euro, apo me keq fëmijët e tyre udhëtojnë me avionë privat, apo kanë shërbëtore nga vende aziatike që as “shohin as dëgjonë”. Shkeljet janë të hapura si ligjeve, normave morale, dhe karshillëku është kolosal ndaj institucioneve. Asnjëherë institucionet se kanë marrë seriozisht këtë problem të madh, këtë plagë të gazetarëve këtu e 30 vite! Por bëjnë sikur qajnë kur cënohen pronarët, aty ku kanë dhe interesin personal!
Rasti më i fundit në Shqipëri, me prishjen e një muri dhe disa hapësirave të tjera rekreative në një hotel buzë detit, tregon edhe njëherë vulnerabilitetin që ka biznesi, që funksionon duke mos respektuar ligjet, dhe detyrimet. Tregon përdorimin që i bën politika, dhe shkeljen e syrit ndaj abuzimit të bizneseve që falë një medie apo disa, mendojnë se mund t’i lejojnë vetes gjithçka!
Pra ka dy anë të errëta, raportin abuzues biznes-politikë, por në asnjë moment nuk tregon sulm ndaj lirisë e medias apo presion. Sulmet ndaj gazetarëve apo redaksive të veçanta si ka ndodhur më herët fatmirësisht në kë episod të radhës ka munguar. Fatkejsisht mbetet problem mbivendosja e interest personal, ndaj atij mediatik apo publik. Njerëzit e thjeshtë nuk kanë nevojë të informohen live për prishjen e një pjese pa leje (sipas autoriteteve), por të dijnë përse është lejuar pa lekë në suitën e hotelit një politikan i njohur i mazhorancës (si edhe pretendohet)?
A janë përdorur lidhjet për ndonjë qëllim ekonomik apo abuzues? Asgjë nuk ka falas në këtë botë! Koha për të vërtetën asnjëherë nuk ikën! Jam i bindur se përgjigjet e pyetjeve më lartë nuk do të dalin ndonjëherë, askush nuk është i interesuar. Katastrofale është edhe qasja e opozitës, që dje e sulmonte këtë media, se i bën freski qeverisë, sot e mbron nga qeveria! Opozita asnjëherë se ka patur problem, të futet në beteja të humbura, duke krijuar stuhi në gotë. Është e qartë një biznes i ngritur në një përqindje në paligjshmëri, ka nevoje për tolerimin e padrejtë nga qeveria. Pak muaj para zgjedhjeve një mazhorance nuk i intereson klima e acaruar me aktorët mediatik, kështu që harresa në rastin më të mirë, do të jetë kryefjala e ditëve në vijim! Dhe ajo që druaj, më shumë, që e fut vendin në një rreth vicioz që përsëritet çdo vit në këto 30 vite, është arritja e një marrëveshje! Sa për lirinë e medias, përveç gazetarëve, ajo nuk i intereson asnjërit, jo më politikës apo opozitës!