Gjykata ka pranuar kërkesën e Fredi Belerit për lirimin me kusht.
Pas vendimit të gjykatës, ka reaguar edhe avokati i Fredi Belerit. Ky i fundit është shprehur: “Respekte për gjykatën, “pronari” dha çelësat që ta lirojnë”.
Fredi Belerit i kishin mbetur edhe gjashtë javë nga dënimi.
Kujtojmë se Beleri u arrestua për shitblerje të votave gjatë procesit zgjedhor të 14 majit.
Ai u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2024, pasi u kap bashkë me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.
/abcnews.al/