Drejtoresha e Përgjithshme e Pastrimit të Parave, Iris Ago, është liruar nga detyra. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Në vend të saj është emëruar Ervin Koçi. Ago u zgjodh në këtë detyrë më 22 qershor të këtij viti.
VENDIMI:
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË PARANDALIMIT TË PASTRIMIT TË PARAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 21, të ligjit nr.9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Iris Ago, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, lirohet nga kjo detyrë.
- Ervin Koçi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
/abcnews.al