Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar lirimi nga detyra i Drejtorit të Cirkut Kombëtar, Ilirjan Gjini.

Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, vendimi është firmosur nga zv/kryeministri Arben Ahmetaj. Gjini u emërua në këtë detyre dy vite më parë në 24 dhjetor të 2019.

VENDIMI

VENDIM PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË CIRKUT KOMBËTAR

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Ilirjan Gjini, drejtor i Cirkut Kombëtar, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ