Berisha dhe deputetët e PD-së kanë dalë para foltores.
Këlliçi ndez videon për të vijuar mesazhin nga facebook. Nikolla deklaron: Nuk mund të merrni peng seancën!
Deputetët kërkojnë që të respektohet e drejta e fjalës me 10 minuta, por me votim maxhoranca e hodhi poshtë.
“Ne nuk lëvizim. Jemi në rezistencë, qëndresë. Më jep fjalën. Mohimi i së drejtës së replikës është i papranueshëm” tha Berisha i mbështetur nga deputetët e tij demokratë.
Berisha debaton dhe me Ballën nga vendi.
“Taulant. Shko në prokurori se je I akuzuar për vrasje. Ke porositur vrasjen e Ravik Gurrës. Mos përdor imunitetin diplomatik”