Liverpooli është nikoqir i Chelseat në kuadër të derbit të javës së 29-të në Ligën Premier.

Dy skuadrat e mëdha angleze do të përballen në Anfield, në një sfidë që vlen shumë për një vend që i dërgon skuadrat në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Edhe pse dy ekipet shiheshin ndër favoritet për titull, ato kanë ngecur dhe tani lufta e tyre më e madhe është që të sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve.

Kampioni në fuqi i Anglisë, Liverpool në këtë takim vije pas fitores 0-2 në udhëtim te Sheffield United, derisa Chelsea pas barazimit pa gola ndaj Manchester United.

Aktualisht The Reds zënë vendin e shtatë në tabelë me 43 pikë, derisa Chelsea ndodhet dy pozita më lartë me vetëm një pikë më shumë.

Formacionet zyrtare:

🔴 #LIVCHE 𝗧𝗘𝗔𝗠 𝗡𝗘𝗪𝗦 🔵

Our line-up for tonight 👊

— Liverpool FC (@LFC) March 4, 2021

Top Channel