Liverpool do provojë të nënshkruajë me sulmuesin e Borussia Dortmundit, Jadon Sancho nëse Mohamed Salah largohet gjatë verës.

Egjiptiani edhe verën e kaluar ishte i interesuar me transferimin në Premierligë, pavarësisht interesimit të Barcelonës dhe Real Madridit, transmeton lajmi.net.

Sipas Bild, trajneri Jurgen Klopp do provojë të nënshkruajë me Sanchon, nëse Salah vendos të largohet gjatë verës.

Sancho ishte prioritet për Manchester Unitedin në verë, por “Djajtë e Kuq” nuk ishin në gjendje të paguajnë çmimin e 120 milionë eurove.

Liverpool dje ka njoftuar humbje prej 46 milionë eurove në 12 muajt e fundit vetëm nga taksat shkaku i pandemisë së COVID-19.

Salah shihet si lojtari kryesor që do largohet në verë dhe në rast që shitet, atëherë Liverpool do këtë mjaftueshëm para për të nënshkruar me ish yllin e Man Cityt.

Sancho që është shëruar nga lëndimi së fundmi, ka bërë 33 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion duke shënuar 12 gola dhe dhuruar 16 asistime./Lajmi.net/