l
Antonio Conte duket se është një ekspert, në pesë ndeshjet që ka drejtuar Tottenham në Premier League nuk ka humbur asnjë, duke marrë 3 fitore dhe dy barazime, të fundit 2-2 sot ndaj Liverpool, duke ndalur hovin e Të Kuqve të Jurgen Klopp.
Për vendasit shënoi shumë shpejt Harry Kane, por Diogo Jota gjeti barazimin dhe në fund të pjesës së parë kërkoi penallti me irritimin e Klopp. Në pjesën e dytë ishte goli i Robertson ai që irritoi Conten për një prekje të mundshme me dorë nga Salah brenda zonës.
Por, “Spurs” reaguan: top vertikal i Ëinks, Alisson gabon daljen totalisht duke lënë portën e tij, Matip është i dobët në mbulimin e Son që, i vetëm, e dërgon topin në rrjetë…
Disa minuta më pas Robertson që kishte qenë edhe autor i golit të 1-2 momental, shkakton një faull të rëndë ndaj Emerson Royal. Arbitri nxjerr të verdhën, por pasi e thërrasin në VAR detyrohet të ndryshojë dhe të japë të kuqin. Në fund ndodhin vetëm ndërrime dhe pas gjashtë minutash shtesë, ndeshja mbyllet 2-2.