Erion Murataj nipi i regjisorit të ndjerë elbasanas Llambi Burgjia duket se po ndjek hapat e gjyshit të tij për të lënë gjurmë në historinë e qytetit të Elbasanit. Ndryshe nga Llambi , ish regjisor i teatrit Skampa, i cili la të memorizuar  veprat e tij në artin elbasanas Erion Murataj ka ndjekur një tjetër rrugë për të skalitur emrin e tij në historinë e këtij qyteti.

Sot ai  po kërkon votëbesimin e qytetarëve si kandidat për deputet i Bindjes Demokratike. I lindur në një familje me tradita dhe që ka dhënë kontribut të paçmuar në zhvillimin e artit elbasanas, Erion Murataj synon të ecë në hapat e paraardhësit të tij duke kontribuar  për zhvillimin dhe përmirësimin e jetëës së çdo qytetari që jeton në Elbasan.

Përmes roleve të tij Llambi Burgjia i dha jetë shumë personazheve që edhe sot kanë mbetur të gdhendura në historinë e artit elbasanas. Përmes vullnetit dhe punës së tij Erion Murataj synon të fitojë votëbesimin e qytetarëve për t’i dhënë mbështetje ëndrrës së çdo shqiptari për një të ardhme më të mirë.

Nëse do të ishte gjallë Llambi Burgjia do ta mbështeste me zjarr kandidimin e nipit të tij pasi në venat e Erionit  rrjedh i njëjti gjak ,rrjedh i njejti pasion dhe e njëjta dashuri për Elbasanin si ajo që Llambi ndjeu për këtë qytet  deri në ditën e fundit të jetës së tij.

Por kush ishte Llambi Burgjia?

Llambi Burgjia lindi në vitin 1938, në Gjirokastër dhe erdhi  në teatrin “Skampa” në periudhën e artë të tij pas krijimit si teatër profesionist. I spikatur për aftësinë e tij, Burgjia lë qytetin e Cërrikut ku punonte si tornitor dhe i bashkohet estradës profesioniste të qytetit të Elbasanit. Menjëherë ra në sy për talentin e tij si aktor, kupletist dhe këngëtar. Për talentin e tij të aktrimit, pas disa viteve eksperiencë, në vitet ‘73- ‘74 studion për regjizurë, duke mbaruar kursin e lartë në Institutin e Arteve, sot Akademia e Arteve.

Për vite me radhë punon si regjisor dhe aktor në estradë. Herë pas here merrte role edhe në teatrin profesionist të Elbasanit, ku dallonte për aftësinë e tij dhe seriozitetin me të cilin e trajtonte në rol. Deri në vitin 1987 jep kontribut në estradë dhe në teatrin profesionist për t’u rikthyer në vitin 1996 si regjisor i teatrit të kukullave. Llambi Burgjia ka një karrierë të gjatë, duke numëruar plot 300 role.

Si regjisor në estradë dhe në teatrin e kukullave, Burgjia ka vënë në skenë 25 pjesë.

Është nderuar me medalje dhe me “Urdhrin e Punës”. Me rastin e 25-vjetorit të estradës, Llambi Burgjia është nderuar me titullin “Artist i shquar” nga ish kryetari i Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini.

Egnatia news