Kryetari I Bashkisë se Elbasanit Gledian Llatja në një intervistë ekskluzive për Egnatia News flet për momentin e dhënies se çmimit si “Kryetari me miqësor me Romet 2022” dhe për projektet e lidhura me turizmin që do të sjelli në vijim për qytetin e Elbasanit.
Momenti i dhënies së çmimit ishte një suprizë për Kryetarin, gjithashtu një vlerësim tepër i madh për të por dhe për të gjithë qytetin, sepse Parlamenti Europian, nuk e ka traditë që të japi çmime për Kryetarë Bashkie pasi ishte ceremonia e tretë e tyre ku ketë herë çmimin e mori Bashkia Elbasan. Por siç e përshkruan dhe Kryetari ishte nje çmim që në thelb tregon vlerat që ka ky qytet, pasi ne prej brezash kemi mirëpritur grupe të ndryshme etnike dhe kemi jetuar bashkë me to.
Gjithashtu gjatë intervistës për Egnatia News, Kryetari Bashkisë Gledian Llataj tregon me hollësi projektet për turizmin ku qyteti i Elbasanit do ti shtohen 75 km shtigje malore, dhe aktivitete sportive dhe argëtuese në zonën e Funarit.
Lidhur me integritetin e komunitetit rom në shoqërinë tonë të përditshme, dhe nëse ka ndonjë strategji konkrete, Kryetari I Bashkisë Elbasan Gledian Llatja shprehet se Bashkia Elbasan ka qënë e vetmja nga Bashkitë e cila ka bërë planin e integrimit të komunitetit rom dhe egjiptjan që në vitin 2019, ku ende vazhdojmë të zbatojë, pasi janë plane që na ndihmojnë në punën tonë të përditshme.