Agjensia e Shërbimeve Publike ka nisur pastrimin e kanalit vaditës në Griqanin e Labinotit Fushë. Më shumë se 1000 m3 inerte dhe mbetje janë pastruar nga kanalin i cili ishte pastruar vetëm 9 muaj më parë. Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja ka parë nga afër punimet për pastrimin e kanalit vaditës i cili sipas tij ” këtë vit kemi nisur më herët pastrimin e kanaleve vaditëse në Njësitë Adminiatrative për ti ardhur në ndihmë banorëve dhe fermerëve të vadisin tokat dhe prodhimet e tyre bujqësore. Ka thuajse dy javë që ka nisur vaditja e tokave bujqësore në Elbasan për shkak edhe të rritjes së menjëherëshme të temperaturave”. Sipas kryebashkiakut ” ka pasur problematikë të shtuar buzë aksit nacional Elbasan – Librazhd, pasi përgjatë këtij kanali ka shumë banesa. Kemi kërkuar sensibilizimin e banorëve për të mos hedhur mbetje në kanale vaditëse, por në kontenierët e përcaktuar nga Bashkia. Në rast se ky fenomen vazhdon edhe pas njoftimeve të herëpasherëshme që ne kemi bëre, ndaj banorëve do të merren masa administrative nga ana e organeve kompetente. Hedhja e mbetjeve urbane në kanalet vaditëse është krim mjedisor”. Për pastrimin e kanalit vaditës të Griqanit është devijuar për pak orë trafiku i aksit nacional Elbasan – Librazhd deri në përfundim të pastrimit.
Llatja/ Krim mjedisor hedhja e mbetjeve urbane në kanalet vaditëse
71