Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja mori pjesë në Forumin e kryetarëve të bashkive në OKB Gjenevë (UNECE Forum), ku prezantoi transformimin e Elbasanit me një sërë projektesh novatore dhe zhvillimin e planeve të qëndrueshme urbane për transportin publik dhe nismat për qytetet e gjelbra.
Në këtë sesion u shfaq vizioni i krerëve lokalë për të ndërtuar komunitete të qëndrueshme.
Në fjalën e tij, në selinë e OKB në Gjenevë, Llatja theksoi se në Elbasan po implementohen një serë projektesh zhvilluese dhe trasformuese ku ka nisma konkrete që i çojnë të rinjtë drejt zhvillimit duke i dhënë një tjetër hov Elbasanit të së ardhmes.
Kryebashkiaku Llatja nuk la pa përmendur edhe solidaritetin e Elbasanit për çka po ndodh në Ukrainë. “Elbasani qëndron në krah të Ukrainës! Në këto kohë dramatike, donim të tregonim miqësinë tonë, madje në Elbasani i kemi hapur dyer sportisteve elitar nga Ukrahina, duke u mundësuar kushtet për zhvillimin e stervitjes dhe cdo gjë tjetër te nevojshme”.
🇨🇭Gjenevë – #ForumofMayors2022 🇺🇳
Në Forumin e Kryetarëve të Bashkive 2022 🌐 bashkë me kolegë për të përfaqësuar denjësisht Shqipërinë. 🇦🇱
Ndamë eksperiencat tona në përballimin e pandemisë globale #covid19 e diskutuam mbi qasjen ndaj ndryshimeve klimaterike, zhvillimin e planeve të qëndrueshme urbane për transportin publik 🚎 dhe nismat për qytetet e gjelbra. 🌳♻️